Kryesore

“Momenti më i vështirë për mua, pas një reflektimi të gjatë…!”/ Grida Duma lë zyrtarisht mandatin e deputetes!

10:43 - 08.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ashtu siç pritej, Grida Duma ka dorëzuar mandatin e deputetes. Nga Kryesia e Kuvendit, ajo tha se kjo është një nga momentet më të vështira, por edhe më të rëndësishmet.




“Kam dorëzuar shkresën për lënien e mandatit. Pas një reflektimi të gjatë, reflektim që vjen pas një përpjekje të gjatë për të bërë të duhurën për partinë time dhe votuesit që përfaqësoj, ky është vendimi i duhur. Mendoj që në politikë fatet individit vlen të konsiderohen dhe rimendohen vetëm kur ato shkojnë në një kahje me fatet e njerëzve dhe vendit, kurrë e kundërta megjithëse e kanë bërë shpesh të kundërtën. Fati i njerëzve që përfaqësoj është misioni i vetëm që i përgjigjem. Më e thjeshta për mua do ishte të kisha qëndruar të prisja të mos ndodhin dështimet që disa u parashikojnë, siç e di që ka edhe nga ata që presin skutave për shansin e humbur. Mund të qëndroja për të mbijetuar, duke vegjetuar. Shumë vite në politikën e vijës së parë nuk i jam larguar përgjegjësie e as betejës”, tha Duma.

Duma po e lë mandatin e deputetes për t’iu futur botës së televizionit. Dje u raportua se Duma do të nisë një emision dy herë në javë në Top Channel. Mandati i Grida Dumës i kalon Ori Nebiajt, pasi në zgjedhjet e 2021 ka siguruar 5599 vota preferenciale. Ende nuk dihet nëse Nebiaj do ta pranojë mandatin, pasi ajo gjithashtu është e angazhuar në botën e televizionit.

Kujtojmë se, një ditë më parë mandiatin e deputetit e la edhe demokrati Alfred Rushaj. Ai u largua për shkak të angazhimeve personale, ndërsa vendin e tij do e marrë Petrit Doda.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.