Kryesore

“Pjesë e projektit dhe një kompani offshore”/ Paralajmërimi i fortë i Metës për Portin e ri të Durrësit: Mund të ketë pasoja katastrofike për…!

12:19 - 08.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka paralajmëruar se me projektin e ri të Portit të Durrësit mund të ketë pasoja katastrofike për ekonominë e vendit. Në një konferencë për mediat Meta tha se pjesë e këtij projekti është bërë dhe një kompani tjetër nga Dubai, offshore.




“Nuk ka asnjë informacion apo transparencë që do të parandalonin dëmet e mln euro për qytetarët shqiptarë. Në 27 tetor, sipas akteve të qeverisë na shfaqet si investitorë dhe një kompani tjetër me bazë në Dubai e themeluar në 2015-ën, një kompani offshore. Është e qartë se kjo është aferë tipike mafioze kundër interesave kombëtare, strategjike edhe në drejtim të sigurisë kombëtare dhe të pozitës së Shqipërisë sa i takon rolit të saj sa i takon zhvillimit ekonomik të gjithë rajonit. Është aferë që mund të rezultojë me pasoja katastrofike për vendin dhe për mungesën e zhvillimit të së ardhmes dhe për vetë financat publike. Ndaj PL do të investojë më tej dhe do të bëjë përgjegjëse çdo autoritet.”, tha Meta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.