BOTA

SHBA/ Pajisja revolucionare u jep “zë” personave me paralizë të të folurit

18:28 - 08.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shkencëtarët amerikanë kanë krijuar një pajisje novatore që mund t’u lejojë njerëzve të paaftë të flasin për shkak të paralizës të komunikojnë në kohë reale, duke ua kthyer ‘zërin’ me ndihmën e teknologjisë. Pajisja neuroprotetike dekodon aktivitetin e trurit të personit me paralizë, ndërsa ai në heshtje përpiqet të formojë fjalë dhe fjali.




Pajisjet e ndryshme neuroprotetike që zëvendësojnë funksionet e humbura të sistemit nervor kanë potencialin për të rivendosur komunikimin me njerëzit që nuk mund të flasin ose të shtypin tastiera për shkak të paralizës.

Hulumtimet e mëparshme kishin treguar se një sistem neuroprotetik mund të dekodonte – “duke lexuar” trurin – deri në 50 fjalë. Por pajisja kishte një fjalor të kufizuar dhe pacienti duhej të përpiqej t’i thoshte fjalët me zë të lartë, gjë që kërkon përpjekje të konsiderueshme në rast paralize ose madje nuk është e mundur.

Studiuesit, të udhëhequr nga Edward Chang nga Universiteti i Kalifornisë, San Francisko, i cili bëri botimin përkatës në revistën “Nature Communications”, projektuan një sistem të ri të aftë për të ‘përkthyer’ aktivitetin e heshtur mendor të trurit në kohë reale, duke deshifruar shkronjat dhe më pas duke formuar fjali të plota, duke pasur tashmë një fjalor prej 1152 fjalësh.

E testuar me sukses në paralizën e rëndë njerëzore të gjymtyrëve dhe zërit. Pacienti i paralizuar u përpoq të thoshte në heshtje çdo shkronjë të një prej 1152 fjalëve të disponueshme për të formuar më në fund fjali me një shpejtësi mesatare prej rreth 29 karaktere në minutë dhe me një shkallë mesatare gabimi dekodimi prej 6%. Eksperimentet e mëtejshme me një fjalor prej mbi 9000 fjalësh treguan një shkallë gabimi prej 8.2%.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.