Kronikë

“Shumë lot në shkollën tonë…”/ U përfshi në një aksident, ndërron jetë pas dy javësh në spital nxënësi i ekselencës në Tiranë! Dedikimi prekës i gjimnazit

22:31 - 08.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Flavio Mankollari, 16-vjeç ka humbur jetën pas 15 ditësh në spital ,pas aksidentit të rëndë në Laç dy javë më parë.




Ai mbeti i plagosur rëndë bashkë me katër persona të tjerë por nuk mundi ta fitojë betejën për jetën, për shkak të plagëve të marra nga aksidenti fatal.

Gjimnazi “Qemal Stafa” ku 16-vjeçari studionte ka bërë një reagim në rrjetet sociale duke theksuar se ai ishte një nxënës i shkëlqyer ekselent që kishte mbyllur klasën e 10-të me një mesatare 10.0.

“Shumë lot sot në shkollën tonë nga nxënës e mësues, kësaj here jo lot gëzimi por lot trishtimi, për një humbje të parakohshme.

Me keqardhje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të një nxënësi të shkëlqyer ekselent i cili ne, shokëve dhe shoqërisë do të na mungojë shumë Flavio Mankollari, si pasojë e një aksidenti automobilistik … Një nxënës ekselent, një fëmijë i kompletuar, një yll djalë i cili i dha dhe kishte shumë për ti dhënë shoqërisë.

Një nxënës që mbylli me 10.0 klasën e 10-të, i cili do të shijonte bursën e ekselencës si një qemals sivjet dhe që gjatë gjithë jetës së tij shkollore nuk njeh një notë 9-të të marrë dhe vetëm sjellje shembullore dhe një zë i ëmbël, i fuqishëm në jetën shkollore, promovues i vlerave dhe virtyteve njerëzore! Të duam shumë Flavio, do të të kujtojmë gjithmonë me mall në çdo moment të bukur të jetuar për këto kohë që kaluam bashkë!  U prehsh në paqe yll i bukur!”, shkruhet në postim.

313248349_601653835090641_2049758266880192294_n


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.