LAJMI I FUNDIT

Sulmuesi i Real Madrid në vitin e fundit të kontratës, Los Blancos i ofrojnë marrëveshjen e re

19:57 - 08.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Marco Asensio është në vitin e fundit të kontratës te Real Madrid. Negociatat e vazhdimit të bashkëpunimit po ecin me hapa të ngadaltë dhe nuk do ishte çudi nëse në fund të sezonit, palët të ndanin rrugët.




Fichajes ka bërë publik një lajm, ku shkruan se Los Blancos do t’i propozojnë sulmuesit një kontratë të re, por me kushte ekonomike më të papërshtatshme.

26-vjeçari luan për kampionët e Spanjës që në vitin 2016, periudhë në të cilën vinte nga Espanyol. Vlen të theksojmë se në shtëpinë e Real Madrid janë edhe disa çështje të tjera të hapura, të cilat presin zgjidhje.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.