BOTA

“Unë u përgjigja menjëherë me pasion”- 23-vjeçarja vendos të martohet me djalin e njerkut! (FOTO)

22:45 - 08.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 23-vjeçare finlandeze ra në dashuri me djalin 27-vjeçar të njerkut të saj kur ai e puthi për herë të parë dhe përfunduan duke u martuar.




Matilda Eriksson tha për yahoo.com se nuk kishte menduar kurrë të martohej derisa takoi 27-vjeçarin Samuli, kur nëna e saj u martua me babanë e tij në vitin 2019.

Miqësia trevjeçare ndryshoi në vitin 2021 kur 27-vjeçari puthi Matildën. “Unë u përgjigja menjëherë me pasion, ” tha i riu për puthjen.

Prindërit e tyre ishin njerëzit e parë që u treguan për dashurinë e tyre dhe ishin “shumë të lumtur për ne që në fillim”, tha 23-vjeçarja.

“Mendoj se babai i Samulit shpresonte se do të ndodhte diçka e tillë”, pranoi Matilda, por miqtë e tyre reaguan ndryshe. “Disa nga miqtë tanë fillimisht ishin paksa të dyshimtë. Mendoj se ishte për shkak të konfuzionit që dikush që dikur kisha tjetër raport tani duhej të quhej miku im”.

Pavarësisht reagimeve të miqve, Matilda pyeti mamanë se çfarë të bënte dhe ajo e ndihmoi të rregullonte mendimet e saj.

“Ajo më tha të bëja atë që ndjeja se ishte e drejtë në atë kohë, të lija gjithçka tjetër mënjanë dhe të ndiqja zemrën time, dhe kjo më bëri të martohesha me Samulin. Ne të dy kemi pasur disa marrëdhënie afatgjata në të kaluarën, por kurrë nuk jemi ndjerë kështu me askënd”./abcnews.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.