AKTUALITET

Ambasadorja franceze për amnistinë fiskale: Do të ishte shumë keq për ata që dëgjojnë. Në raportin e progresit…

16:31 - 09.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ambasadorja e Francës në Shqipëri Elisabeth Barsacq ka folur nga Korça për amnistinë fiskale duke kujtuar raport progresin për vendin.




Ambasadorja tha se në raport thuhet 4 herë se në rast të miratimit të amnistisë fiskale, kjo gjë nuk do të ishte aspak e favorshme.

Ajo bëri një krahasim me notat muzikore, kur në vend të një ‘la’-je Shqipëria mund të japë një ‘si’ dhe kjo sipas saj do të ishte keq për ata që dëgjojnë.

Çfarë do të ndodhë nëse qeveria nuk do të heq dorë nga amnistia fiskale?

Fillimisht unë nuk jam shprehur kundër amnistisë fiskale, por shpresoj dhe besoj që e keni lexuar të gjithë raportin e progresit për sa i përket Shqipërisë. E keni lexuar?

Sa herë përmendet amnisti fiskale në këtë raport? (pyet gazetarët)

Në raport thuhet 4 herë se në rast të miratimit të amnistisë fiskale, kjo gjë nuk do të ishte aspak e favorshme. Por unë, për sa i përket këtyre që doni të dini ju, unë nuk jam personi i duhur që mund të përgjigjem.

Do të doja të bëja një krahasim për ju dhe të gjithë dëgjuesit tuaj. Kur shkoni të ndiqni një koncert mund ta vini re se të gjithë muzikantët e orkestrës, së pari koordinohen të kenë të gjithë një ‘la’. Tani Shqipëria është duke përshtatur prandaj ajo duhet të synojë të përshtatet me këtë notë. Në vend që të luaj një la, mund të luaj një ‘si’ por kjo është shumë e keqe për veshët e atyre që po dëgjojnë”.

Ambasadorja franceze ka refuzuar të komentoj protestën e thirrur nga opozita, duke thënë se nuk do të përfshihet në çështjet e brendshme politike.

Sa shqetësues është fenomeni i emigrimit nga kanali i La Manshit dhe a do të ketë ndonjë marrëveshje?

Përballë Britanisë nuk është vetëm Franca si kufi ajo ndan kufirin detar edhe me 3 vende të tjera (Belgjika, Holanda dhe Gjermania).

Çështjet duhen trajtuar jo vetëm nga Britania e Madhe por edhe nga vendet e BE, është një çështje që nuk mund të zgjidhet apo diskutohet vetëm në gjirin e një shteti siç është Anglia.

Dua të theksoj se Franca është anëtare e Bashkimit Europian dhe si e tillë ajo nuk mund të trajtojë çështje të ndryshme në marrëdhënie dypalëshe. Ato trajtohen në gjirin e gjithë shteteve të BE, kjo është situata, kjo është zgjidhja.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.