Kryesore

Nikolla ‘kapet’ me Berishën: Po të mbaron koha! Ish-kryeministri: Po vazhduat kështu protestën tjetër do e bëjmë para parlamentit

17:33 - 09.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë sërish të flasë në foltoren e Kuvendit, duke akuzuar mazhorancën se po vjedh shqiptarët.




Gjatë fjalës së tij, ai deklaroi se qeveria shqiptare gjatë këtyre viteve nuk ka bërë asgjë për qytetarët, vetëm se po i largon përditë.

Ndërkohë që ka paralajmëruar edhe një tjetër protestë para parlamentit, në momentin që Kryetarja e Kuvendit i ka kujtuar kohën që po mbaron.

Pjesë nga debati:

Berisha: Ju vidhni vidhni dhe vetëm vidhni. I kanë premtuar Italisë me shkrim se do të votojnë për ekspozitën botërore në vitin 2030, shkon dhe i merr mbështetjen tjetrit dhe tërhiqesh. E kam burim të sigurtë këtë unë. Histori turpi, ja keni dhënë me shkrim një vendi që ka dhënë miliarda për Shqipërinë nga vitet 90-të deri më sot. Kënaqeni me rryshfetin në xhep dhe e anuloni, ndaj dhe ikin shqiptarët se e shohin që e keni bërë Shqipërinë një vend pa vlerë. Për vete jetoni në luksin më të madh, udhëton ai si sulltan me avion me dhomë gjumi.

Nikolla: Po mbaron koha.

Berisha: Ça kohe thua. Data 12 po vjen, po vazhduan kështu protesta tjetër do të jetë para parlamentit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.