AKTUALITET

Tentoi të kalonte 15 kilogram drogë të fshehur në gomat e makinës, arrestohet 60-vjeçari në Kapshticë (EMRI)

16:57 - 09.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia kufitare ka arrestuar 60 vjeçarin, Spotiraq Çipi i cili ka tentuar të kalojë në Kapshticë me 15 kilogramë lëndë narkotike të llojit kanabis. Droga ishte e ndarë në 16 pako të ndryshme dhe ishte fshehur brenda një makine për t’u transportuar më pas drejt Greqisë.




60 vjeçari po drejtonte makinën me të cilën tentoi të kalonte drogën në pikën kufitare të Kapshticës.

Ndërkohë po kryehen hetime për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për evidentimin e personave të tjerë të cilët mund të jenë përfshirë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.