Kronikë

Arrestohen dy të rinjtë në Tiranë! Njëri përndiqte ish të dashurën, tjetri kishte ngacmuar dy vajza

16:21 - 10.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës në orët e fundit, njëri prej të cilëve ka ngacmuar seksualisht dy shtetase.




Sipas policisë, tjetri akuzohet se në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur ish-të dashurën e tij.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan në flagrancë shtetasin M. Xh., banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy shtetase.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan në flagrancë shtetasin G. G., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur ish-të dashurën e tij.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.