AKTUALITET

E reja keniane u la thuajse e vdekur para pallatit, gazetarja ngre pikëpyetjet: Kush është bosi i kazinosë ku punonte? Çfarë dinte ajo

19:45 - 10.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar rastin e 22-vjeçares nga Kenia, që punonte në një kazino në Tiranë, por u gjet një natë në gjendje të rëndë për jetën poshtë pallatit të saj.




Teksa autori ngelet ende anonim, Lala përmes një mesazhi në ‘Facebook’, thekson se Policia e Shtetit nuk thënë asgjë në reagimin e saj, veçse ka konfirmuar dhunimin e të resë. Po ashtu, ndër të tjera në postimin e saj Lala ka parashtruar disa pyetje që sipas saj mund të zgjidhin misterin.

Postimi i Lalës:

Nje vajze nga Kenia eshte dhunuar ne menyre barbare 3 muaj me pare ne Tirane. Lajmi eshte mesuar vetem pak dite me pare dhe policia u njoftua me nje reagim qe ne thelb nuk thoshte asgjë. Fakt eshte qe e reja punonte ne nje kazino. Policia nuk ka bere publike se ne cilen kazino ishte punesuar vajza nga Kenia, ne ckushte punonte ajo? Kush eshte bosi i kazinose? A po ndikon ai qe ceshtja te mbyllet? Cfare dinte vajza qe e dhunuan? Pyetje qe kerkojne pergjigje… A do mundet policia ta zbardhe kete ngjarje? Mbetet per tu pare. Sepse ne loje eshte para e madhe… Une po hetoj rreth bosit te kazinose.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.