LAJMI I FUNDIT

Koronavirusi/ Lajm i mirë nga OBSH: 2/3 e popullsisë së botës mund të kenë tashmë antitrupa

21:02 - 10.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nivelet e antitrupave kundër Covid-19 në mbarë botën janë ndoshta më të larta se sa ishte vlerësuar më parë, pasi deri në dy të tretat e popullsisë së botës tani mund të kenë antitrupa të tillë kundër koronavirusit, ose pasi janë vaksinuar ose pasi janë infektuar nga virusi.




Studiuesit e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe platformës së serombikëqyrjes SeroTracker, të cilët bënë publikimin përkatës në revistën mjekësore “PLoS Medicine”, vlerësojnë se prania e antitrupave kundër koronavirusit u rrit nga 7.7% në qershor 2020 në 59.2 % në shtator 2021 dhe sot është rritur më tej, ndoshta në dy të tretat e njerëzimit.

Llogaritja nuk është e lehtë, pasi një përqindje e madhe e infeksioneve Covid-19 janë asimptomatike. Prandaj, është e vështirë të vlerësohet me saktësi përqindja e vërtetë e infeksioneve në popullatën globale. Sidoqoftë, vlerësimi i përgjithshëm i studiuesve është se më shumë njerëz në mbarë botën kanë antitrupa në trupin e tyre për shkak të vaksinave ose sëmundjeve sesa mendohej më parë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.