AKTUALITET

Psikologia Marsela Lekli: Pjesa më e madhe e grave të dhunuara nuk kërkojnë ndihmë, pranojnë të heshtin dhe ta shkatërrojnë jetën e tyre

20:46 - 10.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dhuna në familje është një nga fenomenet shqetësuese në vendin tonë. Janë më qindra gra dhe vajza të cilat dhunohen nga partnerët e tyre por nuk denoncojnë. Sociologë dhe psikologë shpjegojnë arsyet e këtij fenomeni i cili në Shqipëri ka marrë përmasa të mëdha.




Në një shkrim për median Gazeta Shqiptare, psikologia Marsela Lekli tregon disa nga këto arsye.

Në shkrim, psikologia e njohur analizon edhe fenomenini e Kanunit si një burim i tillë dhune.

Shkrimi i plotë

Dhuna në familje si problem social.

Në shumë vende, dhuna në familje shihet si një problem serioz social. Ky fenomen nga shumica e popullsisë vazhdon të trajtohet si një problem privat dhe që i përket vetëm familjes dhe jo shoqërisë.

Dhuna në familje është një fenomen që ndikon negativisht në integritetin fizik, psikologjik, ekonomik dhe social, sidomos të pjesës më të ndjeshme të shoqërisë: grave, fëmijëve dhe të moshuarve. Megjithatë, shoqëria jonë ende ka prirjen ta konsiderojë dhunën në familje si një çështje private, familjare, dhe si një pjesë normale të jetës bashkëshortore e familjare.

Duke qenë se dhuna në familje shpesh ndodh pas dyerve të mbyllura dhe nuk diskutohet, pranohet apo trajtohet hapur në shoqërinë shqiptare, viktimat përgjithësisht vuajnë në heshtje.

Nisur nga përmasat e këtij fenomeni, ndikimi që ka në shoqëri dhe marrëdhëniet specifike që cenohen, është e nevojshme angazhimi i shumë institucioneve shtetërore, përfshi policinë dhe organizata të ndryshme ndërkombëtare dhe vendase.

Më shumë se sa policor, ky fenomen shfaqet si një reflektim i problemeve sociale të shoqërisë. Megjithatë roli i policisë në trajtimin e këtyre rasteve është shumë i rëndësishëm.

Shpesh thuhet se Kanuni dhe zakonet janë burimi kryesor për dhunën që ushtrohet në familje dhe pozitën e diskriminuar të grave në shoqërinë shqiptare.

Po a është ky argumenti i vetëm, i rëndësishëm që justifikon diskriminimin dhe dhunën në familje? Kanuni është një nga faktorët, me të cilin spekulohet. Ka një mori faktorësh të tjerë që e kanë bërë dhunën në familje një plagë të vërtetë të shoqërisë shqiptare, të tillë si ndikimi kulturor mbështetur në traditat e vjetra patriarkale, diskriminimi gjinor, kodi i moralit dhe nderit, papunësia, kontrolli ndër-breznor në familje, situatat ekonomike e sociale të vështira, përdorimi abuziv i alkoolit dhe drogës etj.

Në mos-raportimin apo raportimin e ulët të dhunës në familje, në vendin tonë vlerësohet të ndikojnë faktorë të tillë si turpi, frika nga ndëshkimi, normat kulturore, stereotipet që ekzistojnë për dhunën në familje, varësia ekonomike etj.

Kërkimi i ndihmës nga gratë e dhunuara

Gratë e dhunuara shpeshherë hezitojnë të flasin për dhunën në familje. Në fakt pjesa më e madhe e grave të dhunuara nuk kërkojnë ndihmë për dhunën që ushtrohet në martesën ose lidhjen e tyre, por pranojnë të heshtin dhe ta shkatërrojnë jetën e tyre.

Është e rëndësishme të kuptohet se kur gratë kërkojnë ndihmë për dhunën në familje, në martesën ose në lidhjen e tyre, pjesa më e madhe e grave për ndihmë i drejtohet familjes së tyre. Por, tani dhuna në familje nuk është vetëm çështje private e tyre, por është çështje edhe e shoqërisë, ndaj dhe do apeloja, gratë dhe vajzat, që e ndjejnë veten në kushtet e të dhunuarës, fizikisht apo psikologjikisht të marrin kontakte pranë autoriteve përkatëse, duke mos hezituar ta referojnë rastin menjëherë, pasi kështu i japim premisa të mëdha parandalimit dhe eskalimit të mëtejshëm.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.