Kronikë

Sekuestrohen 25.000 euro në Morinë, procedohet penalisht 45-vjeçari që nuk i deklaroi në doganë! (DETAJET)

15:21 - 10.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 45-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në pikën kufitare të Morinës.




Ai akuzohet për mosdeklarim të parave në PKK, pasi iu kapën 25 mijë euro në teksa ishte duke kaluar kufirin.

Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Morinë, Kukës/Vijojnë kontrollet intensive nga Policia Kufitare, për goditjen e veprimtarive kriminale.

Goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Sekuestrohen 25 000 euro, procedohet penalisht 45-vjeçari që nuk i deklaroi në PKK Morinë.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Tauran”, me drejtues shtetasin A. A.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, në çantën e dorës së shtetasit A. A., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 25 000 euro, të padeklaruara nga 45-vjeçari, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 45 vjeç, banues në Prishtinë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.