Lajmi i fundit

Veliaj takon kryebashkiakun e Romës, Gualtieri: Punojmë së bashku për t’i afruar edhe më shumë qytetet tona

18:09 - 10.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në vizitën e tij në Romë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u takua edhe me kryebashkiakun e kryeqytetit italian, Roberto Gualtieri.




Në një postim në Twitter, Veliaj shkruan se me Gualtierin u ra dakord të punohet bashkërisht për të afruar edhe më shumë Tiranën dhe Romën.

“Pas takimit emocionues me Papa Françeskun, pata një takim vëllazëror me kryebashkiakun e Romës, Roberto Gualtieri! Kemi kujtime të shkëlqyera nga triumfi i ASRoma në finalen e UEFA Europa Conference League dhe do të punojmë së bashku për t’i afruar edhe më shumë qytetet tona”, thekson Veliaj.

Veliaj ishte i ftuar në Vatikan nga Papa Françesku, në kuadër të Vitit Europian të Rinisë. Kryebashkiaku e njohu Papën me lajmin për ndërtimin e shenjtores së Nënë Terezës në Kodrat e Liqenit Artificial.

15e511a7-df70-4dfb-9aaa-dd3bbca7e9a6


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.