Kronikë

Vrasja e Pjerin Xhuvanit para zgjedhjeve të 25 prillit, jep dorëheqjen prokurori i çështjes! Zbulohet shkaku (EMRI)

17:49 - 10.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prokurori i çështjes Platini Aliçka është dorëhequr nga dosja e vrasjes së mjekut Pjerin Xhuvani.




Këtij të fundit iu mor jeta prej fishekut të pistoletës së shkrepur nga Arbër Papleka në Elbasan, 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

Shkak i dorëheqjes mendohet të kenë qenë arsyet shëndetësore.

Dorëheqja e prokurorit ka ardhur pas përfundimit të hetimeve, ku çështja është në gjykim nga Gjykata Elbasan.

Në fllim të tetorit, Gjykata e Elbasanit vendosi të kalojë për gjykim penal të zakonshëm çështjen ndaj Arbër Paplekajt, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit pak ditë para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 25 prillit.

Gjykata la në fuqi masat e sigurisë “arrest me burg” për Paplekajn dhe “arrest shtëpie” për dy ish nëndrejtorët e policisë, Niko Palla dhe Albert Nushi.

Ajo ishte seanca e shtatë gjyqësore që zhvillohej për Paplekajn, për të vendosur nëse çështja ndaj tij do të gjykohej nga themeli apo me procedurë të zakonshme.

Kujtojmë që avokati i Arbër Paplekaj kishte kërkuar që ndaj klientit të tij të ngrihej akuza “Vrasje në kushtet e vetëmbrojtjes” dhe jo siç e akuzon prokuroria për “vrasje në rrethana cilësuese”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.