AKTUALITET

Bilanci i COVID-19, MSH: 22 raste të reja me koronavirus, asnjë viktimë në 24 orët e fundit

20:17 - 11.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministria e Shëndetësisë, ka publikuar të dhënat e reja lidhur me situatën epidemiologjike në vend.




Sipas MSH nga 513 teste të kryera, 22 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19

Njoftimi: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 513 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 22 qytetarë, në këto Bashki:

12 në Tiranë, nga 3 qytetarë në Fier, Vlorë, Sarandë, 1 në Gjirokastër.

Janë 184 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 18 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,220 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (11 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore 22

Të shëruar në 24 orë 18

Të shtruar në spitale 3

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 513

Testime totale 2,002,136

Raste pozitive 331,998

Raste të shëruara 328,220

Raste Aktive 184

Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 136

Vlorë 19

Fier 9

Gjirokastër 6

Berat 3

Durrës 5

Elbasan 2

Shkodër 1

Lezhë. 1

Korçë. 1

Dibër. 1


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.