AKTUALITET

E dhunuan dhe e hodhën nga kati i dytë! Detaje të reja nga dhunimi barbar i të resë nga Kenia, zbardhet ekspertiza mjeko-ligjore: 22-vjeçarja është…

18:08 - 11.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur më datë 13 gusht të këtij viti, ku një 22-vjeçare nga Kenia është dhunuar dhe hedhur nga kati i dytë i banesës ky jetonte më qira në rrugën “Pandeli Evangjeli”.




Edhe pse ngjarja ka ndodhur më 12 datë gusht, njoftimi i parë për ngjarjen nga policia e Tiranës u bë vetëm pas 3 muajsh, më datë 9 nëntor.

Policia deklaroi se në përfundim të veprimeve të para hetimore për këtë rast janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka regjistruar procedimin penal, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Edhe pse policia reagoi pas 3 muajsh, burime për Neës24 bëjnë me dije se prokuroria ka nisur hetimet rreth 2 javë pas ngjarjes, pasi në këtë kohë i është referuar nga policia e Tiranës, e cila jo vetëm nuk e bëri publik rastin, por e referoi me vonesë edhe në prokurori. Burime nga Prokuroria bëjnë me dije se po vijojnë hetimet dhe se janë kryer veprimet hetimore duke mbledhur prova rreth ngjarjes.

Prokuroria ka marrë akt-ekspertimin mjeko-ligjor për 22-vjeçaren, në bazë të cilit është referuar edhe vepra penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi rezulton se e reja është dhunuar.

Prokuroria ka marrë në pyetje personat e afërt dhe bashkëkombaset e 22-vjeçares nga Kenia që jetojnë e punojnë në Shqipëri dhe njiheshin me Joy-n, po ashtu janë marrë në pyetje edhe kontaktet e fundit të vajzës.

Janë pyetur edhe banorë të zonës ku ndodhej banesa dhe fqinjë të 22-vjeçares. Dyshohet se brenda në banesën ku Joy jetonte me qira në rrugën “Pandeli Evangjeli”, kur ndodhi ngjarja kanë qenë edhe persona të tjerë.

Për këtë janë mbledhur edhe prova shkencore, si gjurmë dhe shenja gishtash për të zbuluar se kush janë personat që ishin në banesën e 22-vjeçares natën kur ndodhi ngjarja dhe çfarë i lidh ata me vjazën nga Kenia, e cila punonte në një kazino në Tiranë.

Edhe pse kanë kaluar 3 muaj nga ngjarja dhe prokuroria është duke hetuar ende nuk ka asnjë person të ndaluar dhe të dyshuar për ngjarjen. 22-vjeçarja ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës dhe nëna saj pret që ta transferojë në spital jashtë Shqipërisë që vajza e saj të marrë trajtim më të specializuar mjekësor.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.