Kronikë

EMRI/ Policia e Elbasanit në aksion për kapjen e një 30-vjeçari që lëvizte me automatik me vete!

09:23 - 11.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Elbasanit ka ndërhyrë për të arrestuar një djalë të ri për të cilin kishte marrë informacion se lëvizte me automatik me vete dhe mund të kryente vepër penale. Gjatë këtij operacioni u bë i mundur lokalizimi i shtetasit që qarkullonte me armë zjarri, në fshatin Muriqan, Elbasan.




Në pranga ra i riu me inicialet Emiljano Hysa, i cili po lëvizte me automatik, me një krehër me fishekë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Reagimi”. Qarkullonte me armë zjarri me vete, falë inteligjencës informative dhe reagimit në kohë, lokalizohet dhe vihet në pranga 30-vjeçari. Sekuestrohen 1 armë zjarri automatik dhe 1 krehër me fishekë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar në inteligjencën informative se një shtetas po qarkullonte me armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Reagimi”.

Gjatë këtij operacioni u bë i mundur lokalizimi i shtetasit që qarkullonte me armë zjarri, në fshatin Muriqan, Elbasan. Falë ndërhyrjes profesionale, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasin E. H., i cili po lëvizte me armë zjarri automatik, me një krehër me fishekë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit automatik dhe municioni luftarak.

Në përfundim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. H., 30 vjeç, banues në Muriqan, Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.