AKTUALITET

Paralajmërimi i fortë i ministrit serb për Albin Kurtin: Nëse dërgon policë në veri të Kosovës, serbët do të…

17:23 - 11.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç ka deklaruar se nëse kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të dërgojë policë në veri të Kosovës, atëherë mund të ketë konflikt të armatosur.




“Asnjëherë nuk ka pasur policë shqiptarë në veri të Kosovës dhe nëse kjo ndodh, serbët do të rezistojnë dhe askush nuk mund t’i ndalë. Nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dërgon policinë në veri, mund të ketë konflikte të armatosura dhe këtë e dinë të gjithë”, tha ai.

Deklarata e Daçiç vjen në një kohë që sot Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç kanë zhvilluar takime me kreun e politikës së jashtme të BE Josep Borrell dhe të dërguarin e BE për dialogun mes Prishtinës e Beogradit, Miroslav Lajçak.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.