BLUETOOTH

Dashuria nuk duket me vite – 10 të famshëm që ranë në dashuri me meshkuj më të rinj

21:52 - 12.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prej vitesh janë thyer stereotipet që dëshironin që burri në lidhje të ishte më i madh se gruaja. Nuk janë të pakta femrat që kanë zgjedhur të kenë në krah meshkuj më të rinj, pavarësisht viteve që i ndajnë. Sigurisht, mes tyre ka edhe të famshëm të preferuar.




Shembull tipik është 76-vjeçarja Cher, e cila së fundmi zbuloi lidhjen e saj me Alexander Edwards, 40 vjet më i ri i saj. Megjithatë, këngëtarja e njohur nuk është e vetmja avokate e shprehjes “dashuria nuk duket me vite”. Më poshtë, disa nga zonjat e famshme që janë apo ishin në lidhje me meshkuj më të rinj.

  1. Shakira – Gerard Pique

10 vite ndanë çiftin dikur të dashur. Lajmi për ndarjen e tyre pak kohë më parë, shpërtheu si një “bombë” në showbiz, pasi të dy nuk dukej se kishin probleme në lidhjen e tyre. Megjithatë, ajo që çoi në ndarjen e tyre nuk ishin 10 vitet që i ndanë, por tradhtitë e futbollistit.

  1. Lisa Bonet – Jason Momoa

Ai është 43 vjeç dhe ajo 54 vjeçe. Ata mund të jenë ndarë pak kohë më parë, por ata ishin një nga çiftet më të dashur dhe të dashuruar të Hollivudit. 11 vitet që i ndajnë nuk luajtën asnjëherë rol në lidhjen e tyre, ndërsa edhe sot e kësaj dite, pavarësisht divorcit, Lisa Bonet dhe Jason Momoa ruajnë një marrëdhënie të shkëlqyer.

  1. Priyanka Chopra – Nick Jonas

Ata u takuan, u fejuan dhe u martuan në vetëm një vit në një ceremoni spektakolare në një pallat në Indi. Ajo është 40 vjeçe, ndërsa muzikanti pak muaj më parë mbushi 30. Mirëpo, kjo nuk ndikon në dashurinë e tyre, ndërsa pak kohë më parë ata mirëpritën në botë fëmijën e tyre të parë.

  1. Heidi Klum – Tom Cowledge

Në rastin e Heidi Klum, 49 vitet nuk janë aspak të dukshme, pasi modelja ka ende një trup mbresëlënës dhe një fytyrë po aq joshëse, që i referohet lehtësisht një gruaje në të njëjtën moshë me të dashurin e saj. Çifti e nisi lidhjen e tyre në vitin 2019, me raporte që sugjerojnë se ajo do të përfundojë së shpejti. Mirëpo, Heidi Klum dhe muzikanti 33-vjeçar u martuan menjëherë pas takimit dhe deri më sot mbeten po aq të dashuruar.

  1. Joan Collins – Percy Gibson

Çifti është i martuar që nga viti 2002 e deri më sot dhe siç duket diferenca prej 32 vitesh që i ndan, nuk ka asnjë rëndësi për ta. Joan Collins tani është 89 vjeç, ndërsa burri i saj 57. Kur aktorja u pyet në të kaluarën për diferencën e tyre në moshë, ajo u përgjigj me humor: “Nëse do të vdesë, do të vdesë”. Për sekretin që e mban gjallë martesën e tyre, ai tha: “Ne fokusohemi në tre gjëra. Seks, seks, seks”.

  1. Julianne Moore – Bart Freudlich

Çifti u njohën në xhirimet e filmit “The Myth of Fingerprints” në vitin 1996. Që atëherë ata janë të pandarë, ndërsa disa vite më vonë, në vitin 2003, vendosën të lidhin kurorë. Sot aktorja e njohur mbush 61 vjeçe dhe regjisori i talentuar 51. Pavarësisht viteve që i ndajnë, ata janë bashkë prej 26 vitesh.

  1. Aaron Taylor Johnson – Sam Taylor Wood

Regjisori i njohur dhe aktori u njohën në xhirimet e filmit “Nowhere Boy” në vitin 2009, kur ajo ishte 42 vjeçe dhe ai vetëm… 19! Diferenca në moshë, megjithatë, nuk i pengoi ata dhe çifti u martua tre vjet më vonë. Ata janë një nga çiftet më të dashur të Hollivudit, pasi nuk i kanë shqetësuar asnjëherë mediat me lidhjen e tyre, e cila edhe sot e kësaj dite mbetet po aq e fortë, pavarësisht 23 viteve që i ndajnë.

  1. Deborah Lee Furness – Hugh Jackman

Ata mund të përflitet se do të ndahen shumë shpejt, por dy aktorët janë bashkë që nga viti 1996 e deri më sot. Ata u takuan në xhirimet e një seriali në Australi dhe mesa duket 13 vjet diferencë në moshë nuk ishte pengesë për dashurinë e tyre.

  1. Gabrielle Union – Dwayne Wade

Aktorja dhe ish-asi i “Miami Heat” e nisën lidhjen e tyre në vitin 2008, ndërsa gjashtë vite më vonë ata u bashkuan nga lidhjet e martesës. Ata janë ndarë me 10 vite, gjë që mesa duket nuk ka rëndësi, pasi ata janë ende bashkë edhe sot e kësaj dite dhe mbeten shumë të dashuruar me njëri-tjetrin. Ata mirëpritën vajzën e tyre në botë në 2018 përmes një surrogate.

  1. Tina Turner – Erwin Bach

Ndarja e këngëtares nga bashkëshorti i parë duket se i ka kushtuar shtrenjtë, pas gjashtë vitesh që ka vazhduar jetën. Në vitin 1984 ai u takua me Erwin Bach gjatë regjistrimit të “What’s Love Got To Do With It”. Edhe pse ajo është 16 vite më e madhe se ai, kjo duket se nuk shqetëson asnjërin prej tyre, pasi në vitin 2013 ata u martuan dhe lidhja e tyre zgjat deri më sot.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.