AKTUALITET

Meta mesazh nga protesta: Rama do jetë shumë shpejt para drejtësisë

18:14 - 12.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka dhënë një mesazh të fortë sot duke iu drejtuar protestuesve.




“Mirëmbrëma Tirana, mirëmbrëma Shqipëria. Mirëmbrëma lideri i PD-së zoti Berisha e gjithë shqiponjave që janë këtu. Në himnin tonë nuk ekziston fjala dorëzim, por ekziston fjala tradhtor, nga lufta veç ai largohet që është lindur tradhtor. Sot tradhtori e ndjek këtë miting të firotres, të irisë, të triumfit, të demokracisë nga charter iluksoz dhe i paligjshëm dhe shumë shpejt do të jetë para drejtësisë, sipas ligjeve të tij, sipas firmave që ka hedhur vetë ai.

Ai do të jetë shumë shpejt para drejtësië sipas ligjeve dhe firmave të hedhur nga ai vetë. Sepse jeni ju që e mbani në vend këtë vend, me mundin dhe sakrificat tuaja. Ju e mbani qeverinë dhe shtetin me taksat që paguani. Rilindja ka vetëm një agjendë, vidh shpopullo dhe shkombëtarizo. Sot jemi jo vetëm i pari në europë por edhe në botë për korrupsion. Shtëpia e tyre nuk është Shqipëria por ‘Of shoret’ ku kanë fshehur lekët e tyre në emër të miqve të tyre. Ai premtoi vende pune por largoi me qindra nga vendi”, the Ilir Meta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.