AKTUALITET

Meta nga podiumi i protestës: Tradhëtori premtoi vende pune por dëboi shqiptarët,

18:19 - 12.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta sulmoi ashpër qeverinë Rama, ndërsa theksoi se misioni i Rilindjes është vidh dhe shpopullo.




Meta: Sot tradhëtorin e ndjek triumfi i demokracisë, shumë shpejt do vihet para drejtësisë, sepse jeni ju që e mbani këtë vend në këmbë me mundin djersën dhe sakrificat tuaja. Ju që keni të drejtë të kërkoni llogari qeverisë dhe çdo zyre, dhe ta shporrni kur drejtuesit e saj grabisin. Rilindja ka vetëm një agendë: vidh, shpopullo, ç’kombëtarizo!

Sot jemi ndër vendet e para në botë për korrupsion, shtëpia e tij janë offshoret, premtoi 300 mijë vende të reja punë por dëboi mbi 740 mijë shqiptarë. Sot Shqipëria ka nr më të madh të të burgosurve dhe numrin më të lartë të gjobave që u vihet qytetarëve. Premtoi luftë kundër varfërisë, ndërsa sot jetohet me më pak se 5.5 dollarë në ditë. Po kështu, Tirana është kryeqyteti i parë në botë, për numrin e gjobave që u vihen qytetarëve


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.