Kronikë

Plagosja me thikë e kryebashkiakut të Divjakës, si ndodhi ngjarja e rëndë? Konfliktet që ‘përndjekin’ Fredi Kokoneshin

09:14 - 12.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një konflikt i nisur kohë më parë për punimet në administratë bëri që kryetari i Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi, të sulmohet disa herë me thikë paraditen e së premtes.




Plagë nga arma e ftohtë ka marrë edhe shoferi i tij, Gazmend Bullari, i cili duket se kanë ndërhyrë për të mbrojtur kryebashkiakun nga sulmi. Policia arrestoi autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin Orges Xhelili.

NGJARJA Ka qenë ora rreth 09:30, kur kryebashkiaku Kokoneshi po shkonte me makinë drejt zyrës së tij në Bashkinë e Divjakës, ndërsa atje është pritur nga 45- vjeçari, Orges Xhelili. Sapo Kokoneshi ka zbritur nga mjeti, kanë nisur debatet midis tyre dhe pas e ka qëlluar atë disa herë me thikë në pjesën e shpinës. Kryebashkiaku ka marrë të paktën katër plagë, të cilat fatmirësisht nuk i rrezikojnë jetën.

Ndërsa ka hyrë për t’i ndarë, me thikë është sulmuar edhe shoferi i kreut t Bashkisë së Divjakës, i cili ka marrë disa plagë në pjesën e barkut. Menjëherë pas ngjarjes, forcat e rendit janë vënë në lëvizje, duke arrestuar autorin e dyshuar.

“Rreth orës 09:30, në afërsi të bashkisë Divjakë, shtetasi Orges Xhelili, 46 vjeç, dyshohet ka goditur me mjet prerës, shtetasin Fredi Kokoneshi, me detyrë kryetar i Bashkisë Divjakë dhe shoferin e tij, shtetasin Gazmend Bullari, 45 vjeç.

Të dëmtuarit janë transportuar menjëherë dhe po marrin ndihmë mjekësore, në Spitalin Rajonal Lushnjë. Falë veprimeve të shpejta operacionale të Shërbimeve të Policisë, është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale, shtetasi Orges Xhelili, si autor i dyshuar i plagosjes. Në vendngjarje ndodhen drejtuesit më të lartë të DVP Fier”, sqaroi Policia lokale.

GJENDJA SHËNDETËSORE

Menjëherë pasi është qëlluar me thikë duke mbetur i plagosur rëndë, kryebashkiaku është dërguar me urgjencë në Spitalin e Lushnjës për të marrë ndihmë mjekësore. Pas ndihmës së dhënë nga mjekët atje, ai është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në këtë spital i është nënshkruar ndërhyrjes kirurgjikale, duke bërë që gjendja e tij të stabilizohet. Ndërkohë, shoferi i kryebashkiakut është në gjendje më të rënduar shëndetësore. Ai ka marrë dy plagë në pjesën e barkut, duke bërë që thika t’i prekë edhe një të organeve të brendshme.

Bullari ndodhet në gjendje të rëndë në reanimacion dhe do të qëndrojë aty derisa gjendja e tij të stabilizohet disi për t’u transferuar më pas drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet. Në vlerësimin paraprak të mjekëve, ata rezultojnë të jenë jashtë rrezikut për jetën.

KONFLIKTI

Autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë, Orges Xhelili, ka qenë ish-punonjës i IT-së në Bashkinë e Divjakës dhe pikërisht kjo dyshohet të jetë arsye e konfliktit pasi kryebashkiaku e ka hequr atë nga puna.

Në të njëjtën kohë, mësohet se Fredi Kokoneshi ka transferuar bashkëshorten e Xhelilit nga drejtues e poliklinikës së Divjakës për në qendrën shëndetësore të fshatit Tërbuf. Këto ishin arsye që e kanë shtyrë 45-vjeçarin të ndërmarrë aktin e rëndë.

Konfliktet që përndjekin Kokoneshin, u dhunua edhe në korrik

Ky është konflikti i dytë brenda muajsh i kryetarit të Bashkisë së Divjakës. Gjatë muajit korrik, ai u kërcënua dhe u dhunua me grushte nga nipi i deputetit të Partisë Socialiste. Ngjarja ndodhi më 11 korrik, ndërsa ishte vetë Kokoneshi që denoncoi në Polici shtetasin, Dritan Stërkaj, 32-vjeç, nipi i deputetit Paulin Sterkaj.

“Në datë 11.7.2022, në Komisariatin e Policisë Divjakë ka bërë kallëzim shtetasi F. K., 54 vjeç, banues në Divjakë, (kryetar i Bashkisë Divjakë), se shtetasi D. S., 32 vjeç, banues në Divjakë, e ka goditur me grushte dhe e ka ofenduar për shkak të detyrës. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë, referuan materialet në Prokurori për vlerësim”, thuhet në njoftimin e Policisë për denoncimin e bërë nga kryebashkiaku i Divjakës.

Tri ditë më vonë, u mësua se shkak i konfliktit ishin bërë pagesat e taksave nga ana e Dritan Stërkajt, administrator i një resorti në Divjakë. Kokoneshi nuk ka zbardhur detaje rreth motiveve të konfliktit që pati me 32-vjeçarin, por në Polici ka thënë se është goditur për shkak të detyrës.

Besohet se resorti në Divjakë që administrohet nga Dritan Stërkaj që dikur ka qenë kampi i punëtorëve, është bërë shkak i konfliktit mes Kokoneshit dhe nipit të deputetit socialist.

Burimet thonë se pagesa e taksave ndaj Bashkisë që resorti ka detyrim, u bënë shkak për konfliktin mes Stërkajt dhe Kokoneshit. Për këtë ngjarje, Policia ka referuar materialet në Prokurori, institucion që pritet të hetojë më gjerësisht rreth konfliktit që degjeneroi në dhunë ndaj një zyrtarit.

Policia e Fierit nuk ka dhënë ndonjë njoftim për veprime të mëtejshme ndaj 32-vjeçarit, ndërsa materialet hetimore pas denoncimit janë depozituar në Prokurorinë e Fierit. Do të jetë kjo e fundit ajo që do të vendosë për veprime të mëtejshme ndaj Stërkajt.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.