AKTUALITET

Biznes në epokën digjitale/ SME Albania, trajtim 3-ditor në “Prestige Resort”, Drejtori ekzekutiv: Objektivi, t’u vijmë në ndihmë bizneseve!

21:31 - 13.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në “Prestige Resort” Instituti Shqiptar i Sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme “SME Albania” në bashkëpunim me Konrad Adenauer Stifftung  organizuan për të gjashtin vit radhazi për tre ditë Akademinë e SME-ve , me temë “Digjitalizimi, nxitës i ndërkombëtarizimit të SME-ve”.




22 pjesëmarrës, përfaqësues të sipërmarrjeve të vogla e të mesme patën mundësinë që të pajisen me njohuri nga ekspertë ndërkombëtarë dhe vendas lidhur me çështje si; pronësinë industriale, tregtinë elektronike, ndërkombëtarizimin e sipërmarrjeve te tyre.

Sipërmarrësit thanë se ky trajnim tre ditor ishte shumë i rëndësishëm për ta, pasi qëllimi kryesor i të berit biznes në epokën digjitale të shitjeve online kërkon njohuri të thelluara për të qenë të suksesshëm.

Drejtori ekzekutiv i SME, Elton Shametaj u shpreh se objektivi primar i këtij seminari është t’u vij në ndihmë sipërmarrjeve të biznesit.

Trajnimi 3-ditor u zhvillua në ambientet shumë komode të “Prestige Resort”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.