Kronikë

EMRAT/ Po shkonte në dasmë, makina përplas 48-vjeçaren, shoferi shoqërohet në komisariat!

21:43 - 13.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 48-vjeçare është përplasur pak minuta më parë nga një makinë në dalje të qytetit të Beratit. Liljana Salillari, ka qenë duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën për të shkuar në lokalin ku ishte e ftuar për dasmë por është përplasur nga një makinë në vendin e quajtur “Ura e Hanit”.




Mjeti tip Citorn, me AB 028 ESzka qenë duke qarkulluar nga Berati në drejtim të Dimalit kur ka përplasur e marrë para gruan. E plagosura është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Beratit në gjendje të rëndë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivë të policisë rrugore dhe ekspertë që janë duke kryer edhe këqyrjen e vendngjarjes, për të zbuluar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit. Paraprakisht mendohet se drejtuesi i mjetit Enea Mehmetaj, i cili është shoqëruar në polici, ka qenë duke qarkulluar me shpejtësi dhe nuk e ka parë gruan që kalonte rrugën, për shkak edhe të mungesës së ndriçimit në këtë aks nacional.

NJOFTIMI I POLICISË:

Berat/Informacion paraprak- Në rrugën Berat-Dimal, pranë vendit të quajtur “Ura e Hanit”, shtetasi E.M, 28 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen L.S., 48 vjeçe, e cila është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore, aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.