Kronikë

Përplasen dy automjete në aksin Korçë-Maliq, plagosen dy pasagjerë!

21:59 - 13.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident ka ndodhur këtë diel në Vashtemi të Korçës. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.




Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar dy pasagjerë, shtetasja F.I dhe shtetasja S.I., ndërsa janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Informacion paraprak

Më datë 13.11.2022, rreth orës 19:35, në aksin rrugor Korçë-Maliq, në afërsi të fshatit Vashtmi, Maliq, automjeti tip “BMW”, me drejtues shtetasin A. D., 39 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin O. P., 20 vjeç. Për pasojë janë lënduar shtetasit F. I. dhe shtetasja S. I., pasagjerë në mjetin tip “Volkswagen”, të cilët u dërguan në spitalin e Korçës, aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Me drejtuesit e automjeteve po kryen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.