AKTUALITET

Afati i targave në tavolinën e negociatave/ Kryenegociatori i Kosovës niset drejt Brukselit, Borrell: Kriza më e rrezikshme që prej 2013-ës

18:26 - 14.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Përfaqësuesi i Lartë i BE’së Josep Borell ka bërë me dije se Kryenegociatori i palës kosovare, Besnik Bislimi, është nisur sonte drejt Brukselit ku pritet të të zhvillojë negociata për targat.




Ai ka thënë se atje do të shkojë edhe Kryenegaciatori serb Petar Petkoviç. Nëse Bislimi e Petkoviç bëjnë ndonjë depërtim, Borell ka thënë se do t’i ftojë Kurtin e Vuçiçin në Bruksel.

“Mund të them se po përballemi me krizën më serioze dhe më të rrezikshme që nga viti 2013, në 10 vitet e fundit. Të dyja palët duhetë të gjejnë rrugë për t’i ndalë këto tensione” ka thë spanjolli Borell.

“Kryenegaociatorët do të fillojnë të punojnë këtu në Bruksel për hapat e ardhshëm. Ata do të fillojnë të punojnë sonte. Pala kosovare është duke mbërritur sonte. Jam i gatshëm t’i mbledhë liderët nëse negociatorët ia dalin të gjejnë zgjidhje praktike para afatit të 21 nëntorit” ka thënë Borell.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.