Kryesore

“Ata që dhanë urdhrin, ende të lirë”/ Kryeministrja Brnabiç flet për atentatin ndaj Presidentit serb: Kush dëshiron të godasë Vuçiçin, do të destabilizojë Beogradin!

13:58 - 14.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministrja serbe Ana Brnabiç, ka folur rreth lajmeve për vrasjen e planifikuar të presidentit Aleksandër Vuçiç. Pas arrestimit të një grupi kriminal nga Beogradi, ajo tha se rreziku për jetën e presidentit serb ende nuk ka kaluar, pasi sipas saj organizatorët janë ende të lirë.




“Gjithmonë jemi përpjekur që Serbia ta informojë publikun në mënyrë të përgjegjshme. Falënderoj të gjithë pjesëtarët e shërbimit tonë të sigurisë sepse bënë gjithçka për të mbrojtur jetën e presidentit tonë Aleksandër Vuçiç dhe këtë e bëmë me sukses, por edhe familjarëve të tij, sepse sot dëgjojmë se ata ishin gjithashtu në rrezik serioz.  Më duhet të nënvizoj. Ata që urdhëruan këtë vrasje janë ende të lirë, ata janë jashtë mundësive të shërbimeve tona shtetërore. Kush dëshiron të destabilizojë Serbinë, kush dëshiron ta shohë Serbinë të kthehet në të kaluarën, do të godasë së pari Aleksandër Vuçiç dhe Fatkeqësisht, ky është opsioni më i lehtë për shumë njerëz që duan që Serbia të jetë një vend i dobët”, tha ndër të tjera ajo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.