Kryesore

Mbledhja e dy qeverive/ Cilat janë tre propozimet e Zv/kryeministrit shqiptar të Maqedonisë së Veriut!

11:09 - 14.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zv/kryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut Artan Grubi ka bërë tre propozime në mbledhjen e dy qeverive që mbahet në Shkup ditën e sotme. Ai kërkoi krijimin e një pike të re kufitare, ndërtimin e linjës hekurudhore Shkup-Durrës dhe përfundimin e ndërtimit të Portit të Thatë në Strugë. Ndalur në këtë pikë, ai u shpreh se kjo do të mundësojë qasjen në det të një vendi pa det siç është Maqedonia e Veriut.




“Kongresi i Manastirit është një nga arritjet më të mëdha të kombit shqiptar. Ku ishim dje dhe ku jemi sot. Ju kryeministër keni një rol të jashtëzakonshme këtu në RMV për të gjitha komunitetet. Në aspektin e të drejtave kombëtare gjuha shqipe është zyrtare. Flamuri shqiptar është zyrtar. Kemi tre universitete në gjuhën shqipe. Në të gjithë nivelet flitet shqip. Nuk është më tabu që kryetari i kuvendit, i gjykatës apo i federatës të jetë shqiptar. Por nuk është tabu as sot dhe as nesër që kryeministri të jetë shqiptar. Me Shqipërinë kemi marrëdhënie vëllazërore dhe bilaterale dhe në aspektin rajonal. I bashkangjitem mbështetjes së plotë edhe për Procesin e Berlinit dhe Ballkanit të Hapur. Propozoj disa pika shtesë për hapjen e një vendkalimi të ri kufitar, formimin e komisionit të përbashkët të ekspertëve që do të përcaktojë vendndodhjen e rrugëve, çështjet ligjore dhe ato me interes të përbashkët. Kjo ka të bëjë me lidhjen e autostradave tona me korridorin tetë. Kemi miratuar ligjin në kuvend dhe jemi në pritje të firmosjes së kontratës në mes të dhjetorit me shpresë se do të bëhet një vendkalim tjetër që do të ulë koston me dhjetëra miliona euro të ndërtimit të autostradës. Ky komision do të marrë vendime për qeveritë e dy vendeve. E dyta ka të bëjë me lidhjen hekurudhore Shkup Durrës që dy qeveritë tona të angazhohen për përfundimin e saj. E treta që është një ide e kryeministrit Rama. Bëhet fjalë për Portin e thatë në Strugë, qeveritë e dy vendeve të kryejnë studimin për ndërtimin e një zone në formën e një porti të Thatë për ngarkesat që vijnë nga Porti i Durrësit. Dua të falenderoj kryeministrin Rama që na mundësoi qasjen e një vendi pa det në Portin e Durrësit”, deklaroi ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.