Kosova

“Duhet marrëveshje para 21 nëntorit!”/ Zv.kryeministri i Kosovës udhëton drejt Brukselit, Borrell ftoi me urgjencë Kosovën e Serbinë në takim

23:53 - 14.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zv.kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i cili është përgjegjës për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka udhëtuar sonte në Bruksel me ftesë të përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme, Josep Borell.




“Zëvendëskryeministri Bislimi ka udhëtuar për në Bruksel, ku do të marrë pjesë në takime në kuadër të procesit të dialogut me Serbinë”, ka njoftuar zyra e tij.

Gjatë pasdites së sotme, Borell bëri një thirrje urgjente për Prishtinën e Beogradin që të shkojnë në Bruksel në mënyrë që të gjendet një zgjidhej në lidhje me situatën e tensionuar në veri të Kosovës, të shkaktuar nga vendimi i qeverisë Kurti për targat.

Ai shtoi se duhet një marrëveshje para 21 nëntorit, datë kjo kur do të fillojnë gjobat në veri për ata që nuk kanë targat RKS.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.