AKTUALITET

Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence: Trump më rrezikoi mua dhe familjen time, i thashë vajzës se…

15:27 - 14.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-zëvendëspresidenti i Shteteve tw Bashkuara tw Amerikws, Mike Pence tha se presidenti i atëhershëm Donald Trump “më rrezikoi mua dhe familjen time dhe të gjithë në ndërtesën e Kapitolit” me fjalët dhe veprimet e tij gjatë trazirave të 6 janarit 2021.




Deklarata e Pence erdhi gjatë një interviste me David Muir të ABC, pjesë të së cilës u publikuan të dielën dhe pjesë të së cilës do të publikohen të hënën.

Pence ishte në shënjestër të rebelemit të Trump atë ditë – dhe më pas – sepse ai nuk pranoi të ndërmarrë veprime për të bllokuar certifikimin e zgjedhjes së Joe Biden si presidenti i ardhshëm i vendit. Gjatë kulmit të përleshjes brenda dhe jashtë Kapitolit, Trump shkroi në Twitter: “Mike Pence nuk pati guximin të bënte atë që duhej të ishte bërë për të mbrojtur vendin tonë dhe Kushtetutën tonë”.

I pyetur për atë postim në Twitter nga Muir, Pence tha: “Më zemëroi, por iu drejtova vajzës sime, e cila po qëndronte aty pranë, dhe thashë: ‘Nuk duhet guxim për të shkelur ligjin. Duhet guxim për të zbatuar ligjin”.

Pence, kujtimet e të cilit “So Help Me God” do të publikohet këtë javë, shtoi: “Fjalët e presidentit ishin të pamatur. Ishte e qartë se ai vendosi të ishte pjesë e problemit”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.