BOTA

“Jam trajnuar si oficere speciale e inteligjencës nga…”/ Flet autorja e dyshuar e sulmit terrorist: Hyra ilegalisht në Turqi!

11:46 - 14.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Autorja e dyshuar e sulmit me bombë në Stamboll gjatë marrjes në pyetje nga policia turke ka deklaruar se “ishte trajnuar si oficere speciale e inteligjencës nga organizata PKK/PYD/YPG dhe se kishte hyrë ilegalisht në Turqi përmes Afrin-Idlib për të kryer sulmin terrorist”, sipas mediave turke.




Shtetasja siriane Ahlam Albash u arrestua në një banesë dhe pas vendosjes së saj në pranga ministri Brendshëm, Suleyman Soylu tha: “Urdhri erdhi nga Kobani (qytet me shumicë kurde në Sirinë veriore). Ajo ka kaluar nëpër Afrin, për të hyrë në Turqi”.

Autorja e dyshuar u kap falë kamerave të sigurisë që kanë filmuar momentin kur ajo në çantat me bombë në një stol në sheshin Taksim në Stamoll rreth orës 16:13 dhe largohet nga aty. Pak minuta më vonë u dëgjua shpërthimi i fuqishëm që i ka marrë jetën deri më tani 8 personave.

U KONTROLLUAN 1200 KAMERA SIGURIE

Për kapjen e terroristes që u largua pasi “braktisi” çantat me bombë në stol në rrugën Istiklal, janë kontrolluar 1200 kamera sigurie, përfshirë rrugët që të çojnë për në vendngjarje dhe kthim nga vendi i ngjarjes.

Është konstatuar se gruaja është larguar nga vendi ku ndodhi shpërthimi me taksi dhe ka shkuar në Esenler. Policia ka shkuar në 21 adresa që janë konstatuar se kanë pasur kontakt me gruan.

Gjatë operacionit u kapën dhe u ndaluan 46 persona. Pas marrjes në pyetje të të dyshuarve u zbulua se gruaja që vendosi bombën ka shkuar në një adresë në Küçükçekmece. Policia ka shkuar në adresën e dhënë rreth orës 02:50 dhe ka arrestuar shtetasen siriane Ahlam Albashir.

Ajo ka deklaruar se ka marrë urdhra selia e organizatës PKK/PYD/YPG në Kobani të Sirisë dhe është shprehur se sulmin terrorist e ka kryer rreth orës 16.20 të ditës së djeshme dhe është larguar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.