Kryesore

Mbahet sot mbledhja e përbashkët mes dy qeverive, Rama pritet nga homologu maqedonas, nënshkruhen disa marrëveshje të rëndësishme!

10:01 - 14.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama do të pritet ditën e sotme nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski. Kjo është mbledhja e dytë e përbashkët mes dy qeverive. Gjithashtu pritet të nënshkruhen marrëveshje e memorandume.




Pas përfundimit të mbledhjes së përbashkët, dy kryeministrat do të mbajnë konferencë për shtyp, që pritet të fillojë në ora 13:00. Mbledhja e dytë mes dy qeverive mbahet me propozim të Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive.

“Aeroporti i Shkupit – Me Artan Grubin, zv.Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, për të nisur një ditë të mirë pune e marrëveshjesh që na afrojnë dhe na forcojnë edhe më shumë”, shkruan Rama në nisje të vizitës.

AXHENDA

Sipas axhendës, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të pritet me një ceremoni shtetërore nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në orën 10:30.

Ndërsa në orën 10:45 do të zhvillohet një takim kokë më kokë mes dy kryeministrave, dhe do të vijohet më pas me hapjen e sesionit plenar të mbledhjes së dy qeverive në orën 11:00.

Fjalën hyrëse në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive do e kenë kryeministrat dhe më pas do të vijohet me diskutimet e hapura për çështjet që pritet të trajtohen.

Ndërsa konferenca e përbashkët për shtyp do të jetë në orën 13:00 për të mbyllur vizitën dhe më pas në orën 14:10 pritet të vijohet me shkrepjen e fotografive të përbashkëta.

AXHENDA E PLOTË:

E hënë, 14 nëntor 2022 Shkup

10.30 – Ceremonia e pritjes në Kryeministrinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut me të gjitha nderimet shtetërore-ushtarake

10.45 – Takim tete-a-tete i dy kryeministrave. (Dimitar Kovaçevski, Kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë)

​11.00 – Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy qeverive (Fjalë hyrëse nga të dy kryeministrat) që vijon me diskutimin e hapur të ministrave nga të dyja kabinetet qeveritare. Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmbyll sesionin plenar.)

12.35 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve dhe memorandumeve ndërqeveritare

13.00 – Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave ​

14.10 – Foto e përbashkët


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.