AKTUALITET

“Njerëz, jeta është shumë e shkurtër”/ Prezantuesi i BBC-së rrëfen: Kam kancer terminal, edhe pak muaj jetë më kanë mbetur

16:50 - 14.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ai zbuloi se po vdiste nga kanceri dhe e ndau atë me publikun, ndërsa dërgoi edhe mesazhin e tij për jetën. 48-vjeçari britanik Johnny Irwin, prezantues i emisioneve televizive për Channel 4 dhe BBC, zbuloi në një intervistë emocionale problemin e rëndë shëndetësor nga i cili vuan, ndërsa inkurajoi njerëzit të shijojnë çdo ditë.




Duke folur për revistën Hello, Irwin tha se dy vjet më parë u diagnostikua me kancer në mushkëri, por ai është përhapur në trurin e tij dhe ai tani nuk e di se sa i duhet të jetojë.

“Kanceri është në fazën përfundimtare, thonë mjekët. Në vitin 2020, kur u diagnostikova për herë të parë, më dhanë gjashtë muaj, por jam ende këtu. Por në një moment (kanceri) më në fund do të më kapi”, tha prezantuesi 48-vjeçar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jonnie Irwin (@jonnieirwintv)

“Por tani dua të bëj plane. Dua të krijoj kujtime dhe t’i kap këto momente me familjen time sepse realiteti është se djemtë e mi (2 dhe 3 vjeç) do të rriten pa e njohur babanë e tyre dhe kjo më thyen zemrën”, ka rrëfyer Irwin në intervistën e tij emocionuese.

Irwin e mbajti të fshehtë shëndetin e tij për dy vjet dhe ndjeu se mbante një “sekret të ndyrë”.

Por duke qenë se ai “nuk e di se sa kohë i ka mbetur” ai vendosi të flasë për t’i kujtuar botës se jeta është e shkurtër dhe për t’i frymëzuar ata të jetojnë çdo ditë sikur të ishte e fundit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.