BOTA

“Nuk do të pranonim kurrë terroristë!”/ Athina i përgjigjet Turqisë pas akuzave për autorët e shpërthimit në Stamboll!

13:46 - 14.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qeveria greke, i është përgjigjur deklaratave të ministrit të Brendshëm turk Suleiman Soylu, i cili tha se nëse autorët e dyshuar për sulmin me bombë në Stamboll nuk do të ishin arrestuar do të kishin ikur në Greqi.




Sipas mediave, zëdhënësi i qeverisë, Giannis Oikonomou deklaroi se qeveria greke është kundër çdo akti terrorist ndërsa dënoi sulmin tragjik të ndodhur ditën e djeshme në Turqi. Ai gjithashtu ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave dhe të të plagosurve.

“Qeveria është e vendosur kundër çdo akti terrorizmi, aktet si ato në Stamboll janë absolutisht të dënueshme” , tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.