BOTA

Rritet bilanci i viktimave nga sulmi në Stamboll, shkon në 8 numri i të vdekurve!

10:36 - 14.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Stambollit tha se ka arrestuar 46 veta në lidhje me shpërthimin e së dielës në një qendër tregtare në qytet, që la pas vetes 8 të vrarë dhe 81 të plagosur. Në mesin e të arrestuarve është edhe në grua që besohet të ketë vendosur bombën.




“Vlerësimi ynë është se urdhri për sulmin vdekjeprurës erdhi nga Ayn al-Arab në veri të Sirisë, ku ndodhet selia e PKK/YPG”, tha ministri i Brendshëm Suleyman Soylu. Partia militante e Punëtorëve të Kurdistanit, ose PKK, është një organizatë militante e separatistëve kurdë.

Ministri Soylu tha se pesëdhjetë prej të plagosurve janë liruar nga spitalet, por pesë mbeten në repartin e kujdesit intensive dhe dy nga të plagosurit janë në gjendje kritike. Ministri i Brendshëm tha se Turqia “do të hakmerret kundër atyre që janë përgjegjës për këtë sulm të tmerrshëm terrorist”.

Më herët, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha se ata që u përfshinë në terrorizmin kundër Turqisë u mundën në të kaluarën dhe do të jenë të mundur edhe në të ardhmen. Presidenti Erdogan mbërriti në Bali për të marrë pjesë në samitin e G-20, disa orë pas shpërthimit.

Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e konsiderojnë PPK-në një organizatë terroriste. YPG është dega e saj siriane.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.