AKTUALITET

Shkaktoi ‘tërmet’ me deklaratën për emigrantët shqiptarë, Sekretarja e Brendshme britanike ‘thyen heshtjen’!

09:58 - 14.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe, Suella Braverman ka folur në një intervistë për Sky News në lidhje me numrin e lartë të emigrantëve që kalojnë kufirin me Francën për në Angli.




“Unë dhe Kryeministri e kemi pasur të qartë se migrimi i paligjshëm është krejtësisht i papranueshëm”, thotë Suella Braverman.

Ajo shton se një qasje shumëdimensionale dhe bashkëpunimi me francezët janë çelësi për adresimin e çështjeve në kufirin britanik. Braverman, e cila nënshkroi marrëveshjen në Francë të hënën në mëngjes, tha:

“Ka disa elementë në marrëveshje dhe mendoj se përfaqëson një hap tjetër pozitiv në bashkëpunimin tonë me francezët. Nuk do ta rregullojë problemin brenda natës. Nuk është një pjatë argjendi. Por mendoj se për herë të parë kemi disa fitore reale si për francezët ashtu edhe për Mbretërinë e Bashkuar”.

Një debat i ashpër është ngritur së fundmi mes Britanisë dhe Shqipërisë në lidhje me numrin e lartë të emigrantëve që shkojnë nga Shqipëria në Angli me gomone. Ndërsa të shtunën shqiptarët që jetojnë në Angli dolën në protestë në Londër me flamuj e këngë shqiptare, e parrulla që lexonin se ata nuk janë kriminelë.

Kryeministri i Britanisë Rishi Sunak është nën presion të madh për të zgjidhur këtë problem të mprehtë, teksa deputetët konservatorë thonë se kalimi me gomone është një nga çështjet më të rënda deri tani. Sunak ka deklaruar se marrja e kontrollit mbi migracionin e paligjshëm është “prioriteti absolut” për qeverinë e tij.

Kryeministri u tha gazetarëve se migrimi i paligjshëm dhe ekonomia ishin dy çështjet kryesore të qeverisë së tij para një marrëveshje të re me Francën.

“Unë mendoj se prioriteti absolut që britanikët kanë tani, ashtu si unë, është të kontrollojnë migracionin e paligjshëm. Unë e mora atë zotim gjatë verës dhe mund t’ju them se kam shpenzuar më shumë kohë duke punuar për këtë se për çdo gjë tjetër gjatë dy javëve të fundit”.

Sipas marrëveshjes, pagesat vjetore të Mbretërisë së Bashkuar për Francën për të ndihmuar policinë e kufirit do të rriten në 72 milionë euro në 2022/23, nga 62.7 milionë euro për 2021/22.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.