BOTA

Turqia ‘shpërthen’ kundër SHBA-ve për sulmin terrorist në Stamboll/ Paralajmëron ministri i Brendshëm: Do ta shihni shumë shpejt!

11:14 - 14.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i Brendshëm i Turqisë ka akuzuar në mënyrë indirekte SHBA-të në lidhje me sulmin terrorist që ndodhi pasditen e djeshme në mes të Stambollit ku mbetën të vdekur 6 persona dhe u plagosën 88 të tjerë.




Soylu tha para mediave mbrëmë vonë se nuk i pranonin ngushëllimet e SHBA-ve, ndërsa shtoi: “Ngushëllimet e SHBA-ve janë një situatë e ngjashme me atë kur vrasësi është i pari që gjendet në vendin e krimit. Ne e morëm mesazhi, tani do të shihet edhe përgjigjja jonë”.

Sipas tij, gruaja që vendosi bombën erdhi nga Siria në Stamboll dhe ka dyshime të forta se i përket grupeve terroriste atje, ndërsa nuk ka dhënë ende asnjë detaj mbi emrin e grupit. Kjo është një akuzë e fortë ndaj SHBA-ve në një kohë kur raportet mes Ankarasë dhe Uashingtonit janë të ndera.

Turqia është në prag të fushatës për zgjedhjet Presidenciale në pranverën e vitit të ardhshëm dhe sulmet terroriste janë duke u konsideruar si një fenomen i përhershëm në muajt para zgjedhjeve turke, gjë për të cilën ekspertët e sigurisë hedhin dyshime të forta se gjithçka ndodh për të rritur tensionin dhe polarizimin në shoqëri duke ndikuar drejtpërdrejt më pas në rezultat.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.