BOTA

Policia publikon pamjet e arrestimit brenda banesës të terroristes së dyshuar të shpërthimit në Stamboll!

09:15 - 14.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ky është momenti i arrestimit të gruas që dyshohet se është autore e sulmit me bombë në shesin Taksim në Stamboll. Shpërthimi ndodhin në rrugën Istiklal në orën lokale 16.20 në momentin kur zona ishte shumë e populluar.




Gjashtë persona humbën jetën dhe 81 të tjerë u plagosën. Sipas hetimeve paraprake terroristja është një grua e cila ka lënë çantat me lëndën plasëse në një stol.

Ajo është filmuar nga kamerat e sigurisë në momentin kur ka braktisur çantat dhe më pas u largua nga vendngjarja. Pak minuta më vonë ndodhi edhe shpërthimi. E dyshuara është arrestuar brenda një banese dhe momentet janë kapur nga kamera e policisë.

Ministri i Brendshëm Süleyman Soylu njoftoi:

“Dyshojmë se urdhri për ka ardhur nga Kobani dhe se autorja ka kaluar nëpër Afrin. Fytyra e terrorizmit është e hidhur. Por ne do ta vazhdojmë këtë luftë deri në fund, pa marrë parasysh sa kushton, dhe pasinqeriteti i të ashtuquajturve aleatët tanë, të cilët ose fshehin të gjithë terroristët në vendin e tyre, ose u dërgojnë para nga senatet e tyre. Në një të ardhme të afërt do marrin përgjigjen e duhur të gjithë ata që na bënë të përjetojmë këtë dhimbje. U prefshin në paqe shpirtrat e dëshmorëve tanë. Vendi i tyre qoftë parajsa. Ngushëllime familjeve të tyre, të afërmve, miqve dhe kombit tonë”.

Ndërsa në pamjet të tjera shihet momenti kur ajo largohet me vrap nga vendngjarja, pas shpërthimit të fortë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.