BOTA

Vajza e re ka përfunduar në urgjencë pasi ka përzier pikat e syve me një super ngjitës (video)

21:25 - 15.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një grua në TikTok u përpoq hidhte te sytë disa pika, por në fakt ishte një ngjitës shumë i fortë.




Lyd, e cila quhet @icyylyd në platformën Tiktok, ndau një koleksion video të mbushur me foto dhe pamje nga spitali ku ishte shtruar pasi bëri gabimin tragjik duke ngatërruar pikat e saj të syve me një tub ngjitës.

Lyd u tregoi fansave të saj se ishte tronditur kur u zgjua pasi nuk mund ta hapte fare syrin e majtë.

Mjekët bënë çmos për t’i hapur sytë duke i dhënë një zbutës për të tretur ngjitësin.

Megjithatë, kjo nuk funksionoi, kështu që një mjek, i cili mund të shihet në video, filloi të gërmonte butësisht ngjitësin që rrethonte syrin e saj për të provuar ta hapte atë.

@icyylyd Not fun :))) read bottles before using! #fyp #superglueineye #foryoupage #foryou ♬ Love You So – The King Khan & BBQ Show

Përfundimisht, stafi mjekësor arriti të hapte syrin e Lydit duke përdorur një ‘mjet metalik’.

Njerëzit mund të jenë tronditur nga ngjarja, por vajzës fatkeqe i kanë uruar “shërim të shpejtë”. Një person shkroi: “Omg, shpresoj që të ndihesh më mirë”. “Oh! E ndjeva dhimbjen përmes ekranit”, shtoi një tjetër.

Më në fund , në komente ka dalë një okulist , i cili ka shkruar: “Ish-specialist i oftalmologjisë këtu! Kjo ndodh shumë më shpesh nga sa mendoni. Ndonjëherë mënyra e vetme është të presësh qerpikët”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.