AKTUALITET

Musk i thotë stafit të Twitter: Ose angazhohu të punosh jashtëzakonisht shumë ose largohu nga kompania

19:51 - 16.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pronari i ri i Twitter-it, Elon Musk, i dha stafit të tij një ultimatum: Ose angazhohu të punosh jashtëzakonisht shumë ose largohu nga kompania.




“Ne do të duhet të jemi jashtëzakonisht të ashpër”, shkroi Musk në një email të dërguar më herët të mërkurën dhe e cila u analizuar nga POLITICO. “Kjo do të thotë të punosh me orë të gjata me intensitet të lartë. Vetëm performanca e jashtëzakonshme do të jetë një notë kaluese”, thuhej në mesazh.

Punonjësit kanë afat deri të enjten të klikojnë po në një formular të futur në email nëse dëshirojnë të qëndrojnë brenda kompanisë. Përndryshe, atyre do t’u jepet tre muaj pushim.

Që kur mori drejtimin e Twitter, njeriu më i pasur në botë thuhet se shkarkoi gjysmën e fuqisë punëtore të kompanisë – duke përfshirë lobistët, moderatorët e përmbajtjes por edhe inxhinierët – duke krijuar kaos brenda platformës së mediave sociale.

Ditët e fundit ai ka shkarkuar edhe inxhinierë që kritikonin publikisht dhe privatisht planet e tij. Sipas Bloomberg, rreth një duzinë njerëz u lanë të lirë këtë javë në vetëm 24 orë. Sipas New York Times, Musk planifikon të heqë qafe edhe menaxherët e mesëm.

“Twitter gjithashtu do të jetë shumë më i drejtuar nga inxhinieria”, thuhet në email. “Dizajni dhe menaxhimi i produktit do të jenë ende shumë të rëndësishëm dhe do të më raportojnë, por ata që shkruajnë kode të shkëlqyera do të përbëjnë shumicën e ekipit tonë dhe do të kenë ndikimin më të madh”, tha Musk për stafin e tij.

Emaili u raportua fillimisht nga Washington Post.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.