AKTUALITET

Porti i Durrësit/ “Skandal shokues”, Meta: Grabitësi kryesor kërkon ta falenderojnë që do të bëjë për budallenj shqiptarët. 12 mijë vendet e punës…

19:43 - 16.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në fjalën e tij në mbledhjen e Kryesisë së Partisë së lirisë, kryetari Ilir Meta ndërsa po fliste për Portin e Durrësit, tha se kryeministri Edi Rama kërkon të falënderohet për grabitjen dhe se kërkon të bëjë për budallenj shqiptarët.




Ai u shpreh se deklarata e Ramës për hapjen e 12 mijë vendeve të punës, është e njejtë me premtimin për aeroportin e Durrësit.

“Grabitësi kryesor kërkon ta falenderojnë për grabitjen dhe që kërkon të bëjë për buidallenj shqiptarët e durrsakët.

Faktet, të rënda. Skandal shokues.

Shkatërron investim historik e të rinj e tha se po i bën për të shtuar 12 mijë pune. Nuk harruat besoj si gënjeu për aeroportin e Kukësit se do hapte 12 mijë vvende pune, kur atje skanë ngelur as 12 mijë banorë. 12 mld euro që do vinin menjëherë, është mashtrim. Eurot e tjera janë model i pallateve dikur në Tiranë, shit apartamente e bli tulla, pastrim parash që do vijojë për 20 vite”, tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.