AKTUALITET

Rama batuta me të riun: Të ka ecur mbarë se të kam mbajtur unë në krah kur ke qenë i vogël

16:58 - 16.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat me një të ri i cili tregoi se kur ka qenë i vogël ai e ka mbajtur në krah. Me batutë Rama i tha se i ka ecur mbarë pikërisht prej tij.




“Doja t’iu falënderoja për mundësinë që na dhatë me takimin tuaj. Ju jeni idhulli im dhe ju ndjek prej kohësh. Madje jam një nga ata djem që kam pasur fatin e mirë që kur kam qenë i vogël, ju zoti Rama më keni marrë në krahë dhe mendoj se kjo është arsyeja që jam i suksesshëm sot këtu ku jam. Jam një djalë që pëlqej marrëdhëniet me publikun, ndjek trajnime të ndryshme dhe faleminderit që keni hapur mundësi për ne të rinjtë, ku ne të kemi mundësi të shpalosim idetë tona”, tha një i ri, Klajdi, më herët gjatë bashkëbisedimit.

“Tani për t’i kthyer përgjigje djalit që e kam mbajtur në krahë kur ka qenë i vogël. Nëse të ka ecur, të ka ecur se të kam mbajtur unë në krah. Por po të ishte kështu i bie që të kisha superfuqi, por nuk besoj të jetë kështu”, u shpreh Rama

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.