AKTUALITET

Rama mbledh fermerët në Berat: Investimi në agroturizëm është më fitimprurës se puna për të tjerët jashtë

15:28 - 16.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ka ripërsëritur se mazhoranca ka zbërthyer një potencial ekonomik me anë të turizmit. Nga Berati, Rama ka mbledhur fermerët ku u shpreh se ka nxitur agroturizmin, një burim fitimprurës i cili erdhi në një moment kur në Shqipëri nuk kishte një sistem të tillë.




“Kur ne kemi nisur këtë proces dhe kemi filluar të nxisim agroturizmin, në Shqipëri s’kishte një sistem agroturizmi. Sot ky sistem është në fazën e tij embrionale akoma edhe pse në të gjithë territorin tani kemi agroturizëm, por potenciali i zhvillimit të këtij sistemi, potenciali ekonomik, është i gjithi për t’u zhvilluar. Kemi zbërthyer një minimum të minimumit të potencialit turistik. Por ka rëndësi që kemi sot shembuj konkret se si dikush që ka një pronë, në fshat, një shtëpi të vjetër, të trashëguar, në funksion të agroturizimit bën një biznes që është shumë më fitimprurës se sa të punojë jashtë për të tjerët”, tha Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.