AKTUALITET

SHBA/ Të paktën 12 të plagosur nga një shpërthim në Maryland – Video

18:56 - 16.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të paktën 12 persona u plagosën nga shpërthimi që ndodhi sot në një kompleks apartamentesh në Gaithersburg, Maryland.




Zëdhënësi i shërbimit zjarrfikës në Montgomery County tha se shpërthimi ndodhi rreth orës 09:00 (ora lokale, ora 16:00 me orën greke) dhe kur automjetet e para mbërritën në vendngjarje, kishte shpërthyer një zjarr i madh.

Më shumë se 100 zjarrfikës u mobilizuan për të shuar zjarrin dhe për të liruar banorët.

Një pjesë e kompleksit të banimit është shembur nga shpërthimi i fuqishëm, shkaqet e të cilit mbeten të paqarta.

Dymbëdhjetë persona, përfshirë katër fëmijë, u plagosën. Dy të plagosurit janë dërguar në spital në gjendje të rëndë, sipas burimeve spitalore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.