EKONOMI

“Shumë pak investime në…”- Ilir Meta: Kriza energjetike në Shqipëri ka shkak kryesor modelin ekonomik që ky sektor zbaton këto 10 vitet e fundit

19:52 - 17.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se kriza energjitike në Shqipëri, ka sot shkak kryesor modelin ekonomik që ky sektor zbaton këto 10 vitet e fundit.




Me anë të një postimi në Facebook, teksa ka komentuar Samitin e Ballkanit Perëndimor – Norvegji të zhvilluar në Serbi, Meta thekson se “Shqiptarët duhet ta dinë se shkëmbimet tregtare të energjisë midis Kosovës dhe Serbisë janë zero”.

“Të mendosh që tregu energjisë zgjidhet nga Ballkani Hapur, është injorim i investimeve të realizuara në sektorin energjitik nga shqiptarët dhe donatorë shumë të rëndësishëm si Banka Botërore, KFW dhe EBRD”, shkruan Meta.

Sipas Ilir Metes jane bere shumë pak investime në rritjen e prodhimit të energjisë nga burimet tona natyrore dhe asnjë investim për prodhimin e energjisë nga gazi natyror.

Reagimi i Ilir Metës:

Samiti i Ballkanit Perëndimor – Norvegji:

Tregu rajonal i energjisë, fillon duke respektuar Bllokun e Kontrollit të Pavarur të Operimit, ku ti vetë je pjesë.

Shqipëria është në një bllok kontrolli bashkë me Kosovën, e cila nuk përfaqësohej në takimin e Beogradit.

Ndërsa Serbia është bllok kontrolli i pavarur së bashku me Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, të cilat përfaqësoheshin të plota në Beograd.

Shqiptarët duhet ta dinë se shkëmbimet tregtare të energjisë midis Kosovës dhe Serbisë janë zero.

Si mund të flasësh për treg rajonal apo bashkim tregjesh, kur ende nuk ke në operim tregun lokal të energjisë?

Bursa Shqiptare e Energjisë ka si aksionerë OST dhe KOSTT.

Të mendosh që tregu energjisë zgjidhet nga Ballkani Hapur, është injorim i investimeve të realizuara në sektorin energjitik nga shqiptarët dhe donatorë shumë të rëndësishëm si Banka Botërore, KFË dhe EBRD.

Kriza energjitike në Shqipëri, ka sot shkak kryesor modelin ekonomik që ky sektor zbaton këto 10 vitet e fundit.

Shumë pak investime në rritjen e prodhimit të energjisë nga burimet tona natyrore dhe asnjë investim për prodhimin e energjisë nga gazi natyror.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.