LAJMI I FUNDIT

Sot çlirimi i Tiranës/ Meta: Ditë reflektimi. T’ia kthejmë qytetarëve lirinë e cenuar nga uzurpatorët!

10:22 - 17.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë një reagim në rrjetet sociale në ditën e çlirimit të Tiranës duke e cilësuar këtë një nga ngjarjet më madhore të luftës anti fashiste. Meta shprehet se sot është një ditë reflektimi për t’u kthyer qytetarëve të Tiranës lirinë e cenuar nga uzurpatorët.




“Çlirimi i kryeqytetit tonë mbetet një nga ngjarjet më madhore të Luftës Antifashiste. Përjetë mirënjohës të gjithë atyre partizanëve që luftuan për çlirimin e Tiranës dhe në veçanti dëshmorëve që dhanë jetën e tyre. Mirënjohje gjithmonë qytetarëve të Tiranës që ngritën barrikadat dhe i kthyen shtëpitë e tyre në kështjella kundër pushtuesve. Sot është edhe një ditë reflektimi për t’iu kthyer qytetarëve të Tiranës lirinë e cënuar nga uzurpatorët. Tirana do të jetë më mirë!”, shkruan Meta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.