Kosova

Afati për gjoba për targat drejt fundit, Kurti flet me Nënsekretarin amerikan të Shtetit: Bisedë e sinqertë dhe e rëndësishme

23:47 - 18.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Teksa afati për gjoba për targat po afrohet, kryeministrit Albin Kurti i kanë telefonuar edhe një herë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.




Përmes një postimi në Twitter, Kurti tha se pati një bisedë të sinqertë dhe të rëndësishme telefonike me nënsekretarin e shtetit, Derek Chollet.

Ai tha se biseduan për domosdoshmërinë e një marrëveshjeje të plotë të normalizimit me Serbinë, me qendër njohjen reciproke.

“Bisedë e sinqertë dhe e rëndësishme telefonike me nënsekretarin e shtetit Derek Chollet për domosdoshmërinë e një marrëveshjeje të plotë të normalizimit me Serbinë me qendër njohjen reciproke, me fokus situatën e sigurisë në Kosovë së bashku me sundimin e ligjit”.

Kujtojmë se nga data 1 nëntor, të gjithë pronarëve të makinave me targa serbe në Kosovë, do t’iu shqiptohet masë qortimi me kërkesë për t’u drejtuar në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.