AKTUALITET

“Ajo ekziston në kodet e mafies”/ Sali Berisha për aferën e Inceneratorëve: Babëzia për vjedhje e shtyn Ramën të nënshkruaj pam-pam dhe fap-fap

12:21 - 18.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i PD-së, Sali Berisha komentoi sot urdhër arrestet e nxjerra nga SPAK për inceneratorin e Fierit pak ditë më parë.




Pjesë nga fjala e Sali Berishës

Aksioner të kësaj sipërmarrje gjigande krimi ekonomik janë Rama, Ahmetaj, Vejiaj dhe Lefer Koka. Çdo hap që bëhet, bëhet me qëllimin e vetëm për të mbrojtur Ramën nga krimi që ai ka kryer. Inceneratorët janë sipërmarrje direkte e Ramës dhe e tyre. Janë sepse Rama për të mbushur thasët me euro, për të përvetësuar së bashku me grupin e tij mafioz, të përbërë nga persona që numërojnë, pranoi të firmosë në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit, në kundërshtim me qëndrimin e Autritetit Kombëtar të Prokurimeve Publike që thotë se me shkresë të veçantë se procedurat dhe negociatat e mbyllura nuk ekziston në ligjin shqiptar. Me fjalë të tjera ajo ekziston në kodet e mafies. Babëzia për vjedhje e shtyn Ramën të nënshkruaj pam pam dhe fap-fap.

SPAK përpiqet të mbulojë këtë krim të shëmtuar të Ramës. Por nuk e mbulon dot se përveç firmës antiligjore Rama është përgjegjësi më kryesor sepse ka pranuar të firmosë një kontratë për veten e tij që nuk ekziston.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.